Politika e cookies
Përditësuar më 5 tetor 2026
Prona IME përdor një numër të vogël cookies dhe teknologjish të ngjashme (localStorage) që janë të nevojshme për funksionimin e platformës, dhe — vetëm nëse e lejon — statistika anonime të përdorimit. Nuk përdorim cookies reklamimi apo gjurmimi nga palë të treta.
Cookies të nevojshme
- Sesioni i kyçjes (
sb-*-auth-token) — të mban të kyçur dhe siguron kërkesat ndaj bazës së të dhënave. Fshihet kur del nga llogaria. - Zgjedhja për cookies (
cookies-choice,cookies-choice-v, localStorage) — ruan përgjigjen tënde në këtë njoftim që të mos të shfaqet çdo herë. - Pamja (tema e errët/e ndritshme, localStorage) — ruan preferencën tënde vizuale.
- Të preferuarat (
pronaime:favorites, localStorage) — ruan shpalljet e ruajtura kur nuk je i kyçur; pas kyçjes sinkronizohen me llogarinë.
Statistika anonime të përdorimit (vetëm me pëlqimin tënd)
Nëse zgjedh “Prano të gjitha”, regjistrojmë veprime kyçe në platformë që të kuptojmë çfarë funksionon: p.sh. një kërkim i nisur, një shpallje e hapur, një klikim te “Telefono” ose “WhatsApp”, një mesazh i dërguar, një regjistrim ose një shpallje e publikuar. Për secilin ruhet vetëm emri i veprimit dhe pak të dhëna jo-personale (si qyteti, lloji i pronës ose numri identifikues i shpalljes publike), faqja, lloji i pajisjes (celular/kompjuter) dhe faqja e jashtme nga erdhe (vetëm domeni).
- Nuk ruajmë kurrë emra, numra telefoni, email, mesazhe, fjalëkalime, tekstin që kërkon ose adresën tënde IP, dhe nuk i lidhim me llogarinë tënde.
- Identifikues i vizitës (
pronaime:analytics-session, sessionStorage) — një numër i rastësishëm që i rendit hapat e një vizite; fshihet kur mbyll skedën. - Të dhënat ruhen në bazën tonë të të dhënave (Supabase), nuk u jepen palëve të treta dhe fshihen pas 12 muajsh.
- Nëse shfletuesi yt dërgon sinjalin “Do Not Track” ose “Global Privacy Control”, nuk regjistrojmë asgjë, edhe nëse ke pranuar.
Shërbime të palëve të treta
Faqet e shpalljeve mund të ngarkojnë harta (Google Maps / OpenStreetMap) dhe video (YouTube) të vendosura nga pronari. Këta ofrues mund të vendosin cookies të tyret kur ndërvepron me përmbajtjen e tyre; ato rregullohen nga politikat e tyre.
Si t’i menaxhosh
Mund t’i fshish cookies dhe të dhënat e faqes nga cilësimet e shfletuesit në çdo kohë. Pa cookie-n e sesionit nuk do të mundesh të qëndrosh i kyçur.